Ballina Flash

Edhe për këtë gjë përdoret fshesa me korrent?

MANHEIM, 26 janar /ATSH-DPA/ – Një gjykatë gjermane dënoi një burrë me katër vjet e gjysmë burg për përdorimin e një fshesë me korrent për të vjedhur para nga një supermarket.

Burri “pastroi” 60 000 euro (72 700 dollarë) nga një kasafortë në një supermarket në qytetin e vogël jugor gjerman të Tauberbischofsheim, pasi sulmoi arkëtarin me armë.

Ai u akuzua për grabitje të armatosur dhe sulm që shkaktoi dëmtime trupore.

I pandehuri 30-vjeçar tha se fshesa me korrent kishte qenë sugjerim i bashkëpunëtorit të tij, i cili ishte drejtuesi i supermarketit.

Prokuroria tha se krimi ishte kryer nga katër bashkëpunëtorë, i pandehuri, një punonjës tjetër i supermarketit, një shofer dhe menaxheri i supermarketit./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia rrit kontrollet për parandalimin e aksidenteve/ Pezullohen 65 leje drejtimi
Artikulli tjetërFushata “Të Besoj” në Elbasan/ Kushi: T’i kthejmë shkollat në mjedise miqësore dhe mbështetëse