Ballina Flash

Ndalohet duhani edhe në… parqe dhe stadiume!

MILANO, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Nga sot qyteti i Milanos ndalon pirjen e duhanit në mjedise të hapura në disa zona të qytetit.

Ndalimet fillojnë nga stacionet e transportit publik, në parqe, stadiume dhe ambiente sportive, varreza dhe zona për kafshët.

Bashkia e Milanos ka ndërmarrë këto masa të reja për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Nga 1 janari 2025, ndalimi i pirjes së duhanit do të shtrihet në të gjitha mjediset e jashtme publike. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – EASA miraton fluturimin e avionëve 737 Max të ”Boeing”
Artikulli tjetërVaksinat antiCOVID/ Rama: Nuk kam bërë sherr me BE, këtu është fjala për të mbrojtur njerëzit