Ballina Bota

GJERMANI – EASA miraton fluturimin e avionëve 737 Max të ”Boeing”

FRANKFURT, 19 janar /ATSH-DPA/ – Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Europian (EASA) pritet të miratojë avionin 737 Max të mbërthyer nga krizat e ”Boeing” duke i mundësuar asaj kthimin në qiell në ditët e ardhshme.

”Miratimi pritet javën e ardhshme, pasi ndryshimet e bëra në modelin e avionit plotësuan kushtet e sigurisë së fluturimit”, tha EASA.

737 Max tashmë është aprovuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazil.

Flota e avionëve e linjave të mesme u pezullua në mars 2019, pas dy përplasjeve të 737 Max për shkak të softuerit të gabuar të drejtimit, në të cilin vdiqën gjithsej 346 persona. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSistem funksional meritokratik dhe ngritje e kapaciteteve profesionale të stafeve në sistemin e burgjeve
Artikulli tjetërNdalohet duhani edhe në… parqe dhe stadiume!