Ballina Aktualitet

Fotogaleri/ 14 shkolla e kopshte të reja në bashkinë e Kamzës

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot kopshtet e shkollat e rindërtuara në Bathore dhe Paskuqan pas shkatërrimit që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Rama është shprehur se, fëmijët e Bathores e Paskuqanit po kthehen në kopshtet e shkollat e rilindura pas fatkeqësisë së madhe të tërmetit.

Kryeministri ka shtuar se janë plot 14 shkolla e kopshte të reja, nga themelet, njësoj në çdo aspekt si shkollat më të mira në BE.

“Fëmijët e Bathores e Paskuqanit po kthehen në kopshtet e shkollat e rilindura pas fatkeqësisë së madhe të tërmetit. Plot 14 shkolla e kopshte të reja, nga themelet, njësoj në çdo aspekt si shkollat më të mira në BE, do të jenë hapur vetëm në bashkinë e Kamzës në përfundim të punës kolosale me Rindërtimin”, është shprehur Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVË – Ekspertët: Kina dhe OBSH mund të kishin reaguar më shpejt përballë COVID-19
Artikulli tjetërNis sesioni i ri parlamentar/ Ruçi: Tre arritje të mëdha të Kuvendit sesionin e kaluar