PEKIN, 15 janar /ATSH-ANSA/ – 2020 ishte viti i ndërtimit të rrjetit 5G në një shkallë më të gjerë.
Me përfundimin gradual të infrastrukturës 5G në disa vende, aplikacionet e rrjetit të gjeneratës së ardhshme do të vazhdojnë të rriten edhe në 2021 duke paralajmëruar ardhjen e epokës së re të ashtuquajtur “interneti i gjithçkaje”.
Në vitin e fundit, komercializimi i rrjetit 5G është përshpejtuar, duke krijuar skenarë të rinj të aplikimit në fusha të ndryshme dhe gradualisht duke u zbuluar si gur themeli për zhvillimin e ekonomisë dixhitale.
Për shembull, që nga nëntori i këtij viti, Kina kishte instaluar tashmë 718 000 stacione bazë 5G.
Në vend, dizajni i niveleve të larta të aplikacioneve 5G vazhdon të jetë i optimizuar dhe prodhuesit e tij kanë arritur një numër përparësish për sa i përket teknologjisë, pajisjeve dhe zgjidhjeve inovative, të cilat gjithashtu kanë ndihmuar në forcimin e tregut të tij global.
Për më tepër, sipas ekspertëve të ndryshëm të industrisë, rrjeti 5G do të lidhë në mënyrë efikase infrastrukturat e reja si qendrat e të dhënave të mëdha, pajisjet e inteligjencës artificiale dhe internetin industrial, duke promovuar realizimin e transformimit teknologjik të industrive dhe optimizimin e proceseve të tyre të prodhimit, falë dixhitalizimit, rrjetëzimit dhe inteligjencës artificiale. /os/























