Ballina Flash

Një Batman i 1940-s shitet për 2,2 milionë dollarë, u ble 40… cent!

DALLAS, 15 janar /ATSH-ANSA/ – Një libër komik i Batman nga 1940 u shit në ankand në SHBA për mbi 2,2 milion dollarë.

”Shitja vendos një rekord të ankandit botëror”, deklaroi agjencia e ankandeve ”Heritage” me qendër në Dallas.

”Blerësi donte të mbetel anonim”, theksoi zëdhënësi i kompanisë së ankandit, Robert Wilonsky.

Komiku Batman Nr. 1 tregon Batman dhe shokun e tij Robin duke fluturuar në një sfond të verdhë dhe horizontin e kuq të Gotham City.

”Personazhet e njohur Joker, Hugo Strange dhe Catwoman gjithashtu shfaqen në këtë libër, i cili është në gjendje gati të përsosur”, theksoi shtëpia e ankandit.

Një koleksionist bleu librin për 3 000 dollarë në Hjuston në 1979.

Çmimi origjinal në vitin 1940 ishte 10 cent.

Çmimi ishte rritur gjithashtu para ankandit me shumë oferta që mbërritën nga mesi i dhjetorit.

Rekordi i mëparshëm i librit komik të Batman u vendos në nëntor kur ”Heritage” vuri në ankand ”Detective Comics No. 27” i vitit 1939, me paraqitjen e parë të Batman, për 1,5 milion dollarë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Senati voton për fatin e Trump pak pas betimit të Biden
Artikulli tjetërKryemadhi: Varfëria, e pranishme në të gjitha familjet shqiptare