Ballina Aktualitet

Dorëheqja e Cakajt/ Olta Xhaçka emërohet ministre e Jashtme, Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka emëruar sot Olta Xhaçkën në detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, pas dorëheqjen së ministrit në detyrë Gent Cakaj.

Ndërsa në postin e ministrit të Mbrojtjes, Rama emëroi Niko Peleshin.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme”, u shpreh Rama.

“Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e Mbrojtjes”, theksoi Rama. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtyhet afati për kolaudimin e automjeteve gjatë janarit
Artikulli tjetërInvestimet në fushën e aviacionit/ Rritje e cilësisë së shërbimeve dhe ulje e çmimit të biletave