Ballina Bota

BELGJIKË – Rënie e shifrave të Covid-19

BRUKSEL, 26 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Rastet e reja të gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19 në Belgjikë ishin vetëm 2 342.

”Kjo është një shifër më e ulët sesa javët e mëparshme”, shkruajnë gazetat kryesore lokale.

Ato specifikojnë se pasi u rritën me një mesatare ditore prej 2 560 rastesh deri më 23 dhjetor, numri mesatar i infeksioneve ka rënë përgjatë tri ditëve të fundit.

Shkalla e pozitivitetit ose përqindja e testeve pozitive, gjithashtu ka rënë në 7,4%.

Të paktën 637 246 raste të Covid-19 janë diagnostikuar në Belgjikë që nga fillimi i shpërthimit, sipas rezultateve të përkohshme prezantuar sot nga Instituti i Shëndetit Publik ”Sciensano”.

Numri i vdekjeve është 19 089./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat e reja antiCovid për udhëtimet drejt Turqisë/ MEPJ: Nga data 28 dhjetor duhet rezultat negativ i testit
Artikulli tjetër“Teatri i Kukullave”/ Gati projekti i ndërhyrjes për rikonstruksionin dhe ruajtjen e elementëve origjinalë