BERLIN, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Lista e vendeve të Bashkimit Evropian që ndaluan fluturimet nga dhe për në Britaninë e Madhe vazhdon të shtohet, pas shfaqjes së një varianti të ri dhe shumë ngjitës të koronavirusit që ka detyruar Londrën dhe Anglinë Jug-lindore në bllokim.
Më poshtë lista e vendeve që kanë ndaluar deri tani fluturimet për dhe nga Britania e Madhe:
- Holanda
- Irlanda
- Gjermania
- Franca
- Austria
- Finlanda
- Danimarka
- Malta ka vendosur karantinë 14-ditore për të gjithë pasagjerët që vijnë nga Britania e Madhe, pasi britanikët përbëjnë tregun më të madh turistik të Maltës dhe komunitetin më të madh të të huajve në ishull.
- Polonia
- Belgjika
- Bullgaria
- Kroacia
- Estonia
- Lituania
- Letonia
- Itali
- Izrael
- Rumani
- Zvicër
- Turqi./ a.jor.























