TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Bashkia e Gjirokastrës po siguron ngrohjen në institucionet arsimore, gjatë stinës së dimrit, duke krijuar kushtet e duhura për zhvillimin e procesit mësimor.
Sipas bashkisë po kryhet rregullisht furnizimi me lëndë djegëse i kopshteve dhe shkollave në qytet dhe njësitë administrative.
“Në ndryshim nga vitet e kaluara, është dyfishuar kohëzgjatja e përdorimit të kaldajave dhe pajisjeve ngrohëse, për t’iu përshtatur mësimit me turne, në zbatim të masave anti-COVID 19”, – theksoi bashkia.
Bashkia e Gjirokastrës bën të ditur se po kryhet edhe mirëmbajtja e vazhdueshme e godinave të shkollave.
Sigurimi i kushteve cilësore për zhvillimin e procesit mësimor do të jetë në vëmendje të bashkisë Gjirokastër./k.s/























