Ballina Bota

PARIS – Macron: Lehtësime në kufizime, të vazhdojmë përpjekjet

PARIS, 24 nëntor /ATSH-AFP/ – Rihapje e shpejtë e dyqaneve, heqje e izolimit në mes të dhjetorit, i zëvendësuar me një shtetrrethim, vaksinim në fillim të 2021, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot një sërë lehtësimesh për kufizimet antiCOVID-19  me afrimin e festave të fundvitit.

“Bizneset e vogla jothelbësore, duke përfshirë libraritë, luleshitëset, dyqanet e lodrave, të mbyllura që nga fundi i tetorit, do të jenë në gjendje të rihapen të shtunën e ardhshme, por me një orar të kufizuar deri në orën 21:00”, njoftoi kreu i shtetit.

“Megjithatë, baret, restorantet, sallat sportive dhe klubet e natës do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura”, shtoi ai.

Macron theksoi se nëse situata shëndetësore vazhdon të përmirësohet, izolimi do të hiqet më 15 dhjetor dhe do të zëvendësohet nga një shtetrrethim kombëtar nga ora 21:00 deri në 07:00, me një përjashtim për mbrëmjet e 24 dhe 31 dhjetorit, kur trafiku do të jetë i lirë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Franca kalon kufirin e 50 000 viktimave
Artikulli tjetërZgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi: Jemi të gjithë bashkë, teknikalitetet elektorale akoma për t’u vendosur