PARIS, 24 nëntor /ATSH-AFP/ – Numri i viktimave për shkak të COVID-19 kapërceu sot shifrën 50 000 në Francë, me një total prej 50 237 vdekjesh në spitale dhe institucione mjekësore-sociale, njoftoi Shëndeti Publik francez.
“Nga këto vdekje, 34 399 kanë ndodhur në spitale, përfshirë + 458 në 24 orët e fundit, ndërsa 15 838 kanë ndodhur në institucione për të moshuarit dhe të pamundurit (Ehpad) dhe në institucione mjekësore-shoqërore, domethënë 551 më shumë që nga përditësimi i fundit”, specifikoi qeveria në faqen e saj online kushtuar statistikave të epidemisë.
Më shumë se 9 000 raste të reja pozitive janë konfirmuar, gjithashtu, kundrejt gati 4 500 dje.
Kjo është hera e parë që numri i rasteve bie nën 5 000 që nga fundi i shtatorit./ /ervo/