Ballina Bota

ZVICËR – OBSH: Deksametazoni, ilaçi i vetëm efikas kundër COVID-19

GJENEVË, 16 tetor /ATSH-AA/ – Aktualisht, deksametazoni është ende i vetmi trajtim efikas kundër COVID-19 për pacientët në gjendje të rëndë, deklaroi sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Tani për tani, deksametazoni kortikosteroid është ende i vetmi terapeutik që tregohet të jetë efektiv kundër COVID-19, te pacientët në gjendje të rëndë”, tha ai.

Deksametazoni përdoret në trajtimin e shumë gjendjeve, duke përfshirë çështjet reumatizmale, alergji të rënda, astma, sëmundje kronike bllokuese të mushkërive, etj.

Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetit, agjencia kryesore amerikane përgjegjëse për kërkimet biomjekësore dhe shëndetësore, njoftoi se kishte filluar një studim për të përcaktuar nëse disa ilaçe të aprovuara japin rezultate kundër COVID-19, duke përmendur se Remdesiviri eksperimental kishte treguar përfitim klinik te pacientët./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRITANI E MADHE – Johnson: Veprim lokal antiCOVID-19 për shmangien e bllokimit mbarëkombëtar
Artikulli tjetërLufta kundër korrupsionit/ Gjonaj: 38 çështje i janë dërguar Gjykatës, me ngritjen e SPAK e BKH ndëshkueshmëri në të gjitha nivelet