Ballina Bota

SHBA – Gjermania premton 100 milionë euro më shumë për iniciativën COVAX

NJU JORK, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi sot fonde shtesë për iniciativën globale COVAX, për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në mënyrë të drejtë në të gjithë globin.

“Sot, unë jam në një pozitë të premtoj edhe 100 milionë euro të tjera, që ne i kemi caktuar si fonde speciale për GAVI-n”, tha ajo duke iu referuar një aleance vaksinash të përfshirë në nismën COVAX.

“Ky është kontributi i Gjermanisë për të siguruar që vendet në zhvillim të kenë akses në vaksinat COVID-19”, shtoi kancelarja gjermane.

Merkel theksoi se pandemia mund të trajtohet vetëm globalisht dhe u bëri thirrje vendeve që të përfshihen në program./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShifrat e tremujorit të karantinës/ Rënia ekonomike kufizohet shumë larg skenarit pesimist
Artikulli tjetërJava e Integritetit/ Gjonaj: Rezistenca më e mirë kundër korrupsionit