TIRANË, 30 shtator /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha sot se Java e parë e Integritetit ishte një fushatë e rëndësishme dhe e sukseshme për promovimin e integritetit, që është vlera dhe rezistenca më e mirë kundër korrupsionit.
“Ndaj, në bashkëpunim me partnerët tanë International Chamber of Commerce in Albania, Embassy of the Netherlands in Albania dhe European Union in Albania po punojmë intensivisht për “Javën e 2-të të Integritetit”, e cila do të zhvillohet këtë dhjetor”, tha ajo.
Përfshirja e partnerëve të rinj si nga shoqëria civile, institucionet shtetërore, biznesi, akademia, trupi diplomatik dhe organizatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimi forcojnë integritetin në politikëbërje, profesion, të bërit biznes. /j.p//r.e/























