TIRANË, 30 shtator /ATSH – I. Vata/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 324 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e taskforcës antiCovid.
Taskforca në të gjitha monitorimet vazhdon të këmbëngulë në zbatueshmërinë e protokollit të sigurisë, si mënyra e vetme për të shmangur përhapjen e virusit.
Po ashtu, AKU thekson se “gjatë inspektimeve është dhënë ndaj një biznesi masë administrative, për mungesë të etiketimit në gjuhën shqipe, si dhe janë dhënë 7 paralajmërime në biznese të tjera ushqimore, për mungesë të librezave shëndetësore, sistemim të produkteve në ambiente prodhimi, si dhe mungesë të planit 3D. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 19 mostra në monitorim të qumështit, por edhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide”.
AKU vazhdon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
/j.p//r.e/























