Ballina Bota

ITALI – Senati pezullon seancën legjislative për shkak të COVID-19

ROMË, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Senati italian pezulloi sot seancën e tij legjislative pasi dy nga anëtarët e tij rezultuan pozitivë për COVID-19.

“Të gjitha takimet e planifikuara për ditën u ndërprenë si masë paraprake”, i tha një zëdhënës, duke shtuar se është e paqartë nëse aktiviteti normal do të rifillojë nesër.

“Dy senatorë të M5S janë infektuar me koronavirusin e ri dhe janë izoluar në shtëpi”, sqaroi Luigi di Maio, kreu i Lëvizjes populiste Pesë Yjet (M5S), partia kryesore në koalicionin qeveritar.

Ashtu si kolegët e tyre europianë, autoritetet italiane janë në gatishmëri të lartë kundër rrezikut të një vale të re infeksionesh dhe, deri më tani, kanë qenë relativisht të suksesshëm në frenimin e rasteve të COVID-19./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKredia për individët u zgjerua me 2.5% në 6-mujorin e parë 2020
Artikulli tjetërNorma e interesit të kredisë në lekë u ul me 0.5% në 6-mujorin e parë 2020