Ballina Ekonomi

Kredia për individët u zgjerua me 2.5% në 6-mujorin e parë 2020

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Kredia për individët u zgjerua me 2.5% në 6-mujorin e parë 2020, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, rritja më e shpejtë është regjistruar në kredinë për pasuri të paluajtshme, e cila ka pasur kontributin kryesor në ecurinë e kredisë për individët për periudhën në fjalë.
Teprica e kredisë për pasuri të paluajtshme u rrit me rreth 3.5% në këtë 6-mujor dhe 6% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 120 miliardë lekë.
e.xh/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMemaliaj/ Vijon puna për rehabilitimin e rrugës që lidh fshatin Qesarat me aksin nacional
Artikulli tjetërITALI – Senati pezullon seancën legjislative për shkak të COVID-19