Ballina Flash

60 zona për aktivitete ujore/ Rrisin ofertën dhe vlerën ekonomike të industrisë së turizmit


TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Bregdeti shqiptar së shpejti do të jetë destinacion rajonal konkurrues në Mesdhe dhe kësaj i shërben edhe nisma më e fundit e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për krijimin e atraksioneve nënujore.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh sot se “zhvillimi i aktiviteteve turistike në det rrit ofertën dhe vlerën ekonomike të industrisë së turizmit”.

“Tashmë aktivitetet e turizmit detar janë të shënuara në hartën e miratuar nga KKT. 60 zona, ku secila ka pasaportën e detajuar për lundrim, zhytje, peshkim, destinacione nënujore apo aktiviteteve të tjera ujore”, tha Klosi.

Klosi u shpreh se “anijet nën ujë janë një atraksion i ri për të apasionuarit e sporteve nënujore.

“Krijuam një atraksion nënujor, ku një nga 6 anijet jofunksionale të Forcës Detare, përmes një procesi të koordinuar me Ministrinë e Mbrojtjes u fundos në ujërat e Dhërmiut për t’u shndërruar në vend eksplorimi për të apasionuarit e zhytjes”, tha ai. /m.m//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBEJRUT – Qeveria libaneze jep dorëheqjen
Artikulli tjetërFitimi i sistemit bankar u rrit me 6 miliardë lekë në 3 mujorin e dytë