Ballina Flash

Tiranë/1 milion lekë gjobë pronarit të lokalit, theu aktin normativ duke organizuar dasmë

TIRANË, 7 gusht/ATSH/- Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, pronarin e një restoranti dasmash, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në njoftimin e Policisë sqarohet se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Paskuqan, një restorant në të cilin organizoheshin dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit. Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin M. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/Rigjenerimi i integruar urban i Përmetit/Nxitje zhvillimit të turizmit, ekonomisë lokale dhe punësimit
Artikulli tjetërFOTO/ Investimet në Fier, qendër stërvitore multifunksionale në stadiumin “Loni Papuçiu”