Ballina Ekonomi

Ikonomi- Jaçe: Reformat përmirësojnë klimën e biznesit dhe nxisin investimet

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Mbështetja ndaj biznesit dhe reformat e reja që përmirësojnë klimën për nxitjen e investime të huaja, ishte në qendër të takimit që zhvilloi në Tiranë zv/ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Belinda Ikonomi me presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë (Amcham) Enio Jaçe.
Takimi u fokusua në Raportin Doing Business për Shqipërinë dhe bashkëpunimin me Amcham si një nga Dhomat më të rëndësishme të Tregtisë në vend.
Gjatë takimit u diskutua për mesazhet kryesore të ndërmarra tek bizneset, po edhe sugjerimi i reformave të reja përmirësojnë klimën e biznesit dhe e bëjnë tërheqëse për investitorët.
Jace theksoi se për Amcham klima e investimeve është ndër objektivat kryesorë për të kontribuar në përmirësime.
Të dy palët vlerësuan se për biznesin koha, kostot dhe procedurat e lehtësuara janë pika ku duhet të fokusohen.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU arrestua në Tiranë si pjesë e një celule të ISIS, ekstradohet në Gjermani 24-vjeçari
Artikulli tjetërBRAZIL – Inteligjencë artificiale për zbulimin e COVID-19