Ballina Flash

Monitorimi i masave antiCovid/ 1714 inspektime në 24 orët e fundit

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Inspektorati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1714 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se, “janë vendosur 2 masa me gjobë në pishina të cilat janë gjetur në shkelje; dhe 1 vendim për pezullim të aktivitetit”.

ISSH vijon çdo ditë kontrollet dhe monitorimin në terren për parandalimin e COVID-19 në të gjithë qarqet e vendit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të ruajnë distancën nga njëri-tjetri, të mbajnë maska në ambientet publike ku nuk është e mundur të ruhet distanca dhe të ruajnë higjienën personale.

“Bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë”, apeloi MSHMS.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarvin Çuni: S’pendohem për sakrificat, i fiksuar pas ëndrrës sime
Artikulli tjetërKILI – CEPAL: Pandemia pritet të mbyllë 2,7 milionë biznese