KILI – CEPAL: Pandemia pritet të mbyllë 2,7 milionë biznese

SANTIAGO, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Kriza e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 pritet të çojë në mbylljen e më shumë se 2,7 milionë bizneseve në Amerikën Latine, paralajmëroi sot CEPAL, Komisioni Ekonomik i OKB-së për rajonin.

“Sektorët e shitjes me pakicë, hotelerisë dhe restorantet, të cilët kanë një numër të madh sipërmarrjesh të vogla dhe të mesme, do të jenë më të prekurit nga ndikimi i pandemisë së COVID-19”, sqaroi ai në një raport.

Sipas raportit të komisionit, mbyllja e këtyre biznesve do të çojë në humbjen e 8,5 milionë vendeve pune./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.