Ballina Flash

Durrës, policia arreston 5 shtetas për trafik të lëndëve narkotike

DurrësVijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Segmenti", i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës.Arrestohen në flagrancë 5 shtetas.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë e dyshuar marijuanë, një sasi kokaine, ekstazi, fara kanabisi për kultivim, 5 aparate celularë dhe 2 automjete.Në zbatim të plan-operacionit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës se disa shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike nga Vlora drejt Tiranës, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Segmenti"Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur "Plepat", shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy mjete. Njëri nga mjetet qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg nga mjeti tjetër, me qëllim sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike Falë veprimeve të shpejta u bë i mundur evidentimi edhe i mjetit tjetër që dyshohej se transportonte lëndën narkotike dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë bllokimi në të njëjtën kohë i të dy automjeteve, kapja dhe vënia në pranga e 5 personave, konkretisht: A. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë, N. L, 35 vjeç, banues në Vlorë, A. M., 47 vjeç, lindur në Vlorë, A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Passat” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasit E. B., A. P. dhe N. L., i cili shërbente për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, disa fara kanabis dhe një sasi ekstazi

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 2. Juli 2020

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Segmenti”, duke arrestuar në flagrancë 5 shtetas për trafik të lëndëve narkotikëve.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë e dyshuar marijuanë, një sasi kokaine, ekstazi, fara kanabisi për kultivim, 5 aparate celularë dhe 2 automjete.

Në zbatim të planoperacionit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës se disa shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike nga Vlora drejt Tiranës, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Segmenti”

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në segmentin e quajtur “Plepat”, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy mjete. Njëri nga mjetet qarkullonte në një distancë rreth 1 km larg nga mjeti tjetër, me qëllim sinjalizmin e personave që ndodheshin në mjetin tjetër që transportonte lëndën narkotike

Falë veprimeve të shpejta u bë i mundur evidentimi edhe i mjetit tjetër që dyshohej se transportonte lëndën narkotike dhe falë ndërhyrjes profesionale u bë bllokimi në të njëjtën kohë i të dy automjeteve, kapja dhe vënia në pranga e 5 personave, konkretisht:

A. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë, N. L, 35 vjeç, banues në Vlorë, A. M., 47 vjeç, lindur në Vlorë, A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Golf” që drejtohej nga shtetasi A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Passat” me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasit E. B., A. P. dhe N. L., i cili shërbente për të kontrolluar nëse kishte punonjës policie apo pika kontrolli në rrugë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, disa fara kanabis dhe një sasi ekstazi.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritja e eksporteve në bujqësi/ Për herë të parë në Shqipëri, program trajnimi për certifikimin GlobalG.A.P
Artikulli tjetërFRANCË – OKB: Mbeturinat elektronike janë rritur me 20 % në pesë vjet