Ballina Ekonomi

Programi IPARD/ BE mbështetje për rritjen e prodhimit të fermerëve shqiptarë

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Delegacionit i BE-së në Shqipëria tha sot se programi i BE-së për modernizimin e bujqësisë shqiptare është duke ndihmuar fermerët shqiptarë.

Delegacionit i BE-së ka sjellë dy raste ku një fermer nga Brezhani dhe një fermer nga Sllova kanë përfituar nga programi IPARD në blerjen e agregateve bujqësore në funksion të pemëtarisë.

“Gojard Hakorja në Brezhan dhe Lavdërim Daci në Sllovë, gëzojnë sot prodhimtari më të lartë falë investimit të përfituar nga programi IPARD në blerjen e agregateve bujqësore në funksion të pemëtarisë”, shprehet Delegacioni i BE-së.

Janë të shumta rastet e fermerëve në Shqipëri të cilët kanë përfituar falë programit të BE-së për modernizimin e sektorit bujqësor.

/gj.mima/ /a.g//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Nuk ka shpërthime komunitare të virusit”/ Bino për ATSH-në: Të respektohen oraret e kufizimeve, dy javët e ardhshme janë shumë të rëndësishme
Artikulli tjetërLONDËR – Zuckerberg: FB i vonuar përballë ndërhyrjeve zgjedhore