LONDËR – Zuckerberg: FB i vonuar përballë ndërhyrjeve zgjedhore

LONDËR, 21 maj /ATSH-AFP/ – Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg pranoi se rrjeti i tij social kishte qenë i vonuar për sa i përket luftës kundër ndërhyrjeve gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA në vitin 2016 dhe tha u shpreh optimist se mund të mbronte integritetin e zgjedhjeve të ardhshme, në një intervistë në BBC.

Ashtu si Twitter, edhe Facebook është kritikuar ashpër për mospengimin e fushatave të dezinformimit të vitit 2016, duke përfshirë këtu edhe fushatën amerikane.

Duke pranuar që Facebook ishte “prapa” gjatë fushatës së fundit zgjedhore në SHBA, Mark Zuckerberg theksoi se parandalimi i ndërhyrjeve elektorale përfaqëson një “garë armatimesh” kundër vendeve si Rusia, Irani apo Kina.

“Vendet do të vazhdojnë të përpiqen të ndërhyjnë dhe ne do të shohim probleme të këtij lloji, por ne kemi mësuar shumë që nga viti 2016 dhe jam mjaft i sigurt se do të jemi në gjendje të mbrojmë integritetin e zgjedhjeve të ardhshme, ku presidenti në ikje, Donald Trump do të përballet me Joe Biden më 3 nëntor”, nënvizoi ai./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.