Ballina Flash

Presidenti Duka falënderon anëtarët e FSHF-së për punimet e Asamblesë

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka përmes një letre ka falenderuar të gjithë anëtarët e qeverisë së futbollit për organizimin e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 2020.

“Të dashur miq! Dëshiroj t’ju falenderoj për gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme. Kjo Asamble ishte një sfidë për të gjithë. Në kushtet e pazakonta të pandemisë, ne arritëm jo thjesht të komunikojmë por edhe të zhvillojmë në mënyrë perfekte aktivitetin tonë më të rëndësishëm vjetor”, ka theksuar Duka në letër.

“Kjo tregon se kur ne bëhemi bashkë për futbollin, jemi më të fortë dhe të gatshëm për të përballuar çdo sfidë. Shpresoj që futbolli të rikthehet sa më shpejt, për të treguar edhe njëherë që është një pjesë e rëndësishme dhe e dashur e kombit shqiptar. Edhe njëherë, faleminderit nga zemra!”, është shprehur Duka.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFSHF, takim me presidentët e Kategorisë së Parë/ Më 7 qershor rifillon gara
Artikulli tjetërKomiteti Shqiptar i Helsinkit, sugjerime për ndryshimet në ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi