UELLINGTON, 11 maj /ATSH-DPA/ – Kufiri i Zelandës së Re do të qëndrojë i mbyllur, pavarësisht lehtësimit të mëtejshëm të disa masave kundër koronavirusit, konfirmoi qeveria.
Kryeministrja, Jacinda Ardern njoftoi heqjen graduale të izolimit të vendit duke filluar nga e enjtja, që nënkuptoi hapjen e shumicës së bizneseve dhe hapësirave publike.
“Por të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm”, theksoi Ardern.
“Duhet të vazhdojmë të sillemi sikur virusi të jetë akoma mes nesh”, paralajmëroi ajo.
“Shkollat do të rihapen nga 18 maji, ndërsa baret më 21 maj”, shtoi Ardern./ /sara/ a.jor.























