Ballina Flash

“Heronj shqiptarë”/ Motoja e mësuese Blegina Bezo Hasko: E ardhmja e botës është në klasën time sot

TIRANË, 11 maj/ATSH/ “Në punën time të përditshme si mësuese kam një moto që më frymëzon: “E ardhmja e botës është në klasën time sot”.

Kështu shprehet Blegina Bezo Hasko, mësuese në shkollën artistike “Jordan Misja”, në Tiranë, shembullin e së cilës e sjell sot përmes rubrikës “Heronj shqiptarë”, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.

Ajo është diplomuar për Arte Figurative dhe jep lëndën e Grafikës. Prej 16 vitesh, Blegina punon pranë nxënësve. Sot, në vijën e parë të frontit të luftës, ajo zhvillon mësimin online e përkushtuar e me shumë dashuri për “të vegjlit e saj”.

Bushati citon Aristotelin, duke vlerësuar se “mësimdhënia është forma më e lartë e të kuptuarit”.

“Mësuesi mbjell farërat e dijes, i ujit me dashuri e i ushqen me përkushtim teksa ato rriten për të prodhuar ëndrrat e së nesërmes. Në fund të fundit, mësimdhënia është i vetmi profesion që krijon profesione të tjera”, shprehet ai.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Ulje e ndjeshme e numrit të viktimave nga COVID-19, 776 në 24 orë
Artikulli tjetërZELANDË E RE – Rihapen bizneset pas lehtësimin te mëtejshëm të masave