FRANKFURT, 8 maj /ATSH-ANSA/- Për Europën, një përgjigje buxhetore është shumë e dëshirueshme, përgjigje që do të lejonte secilin vend europian t’i bënte ballë krizës, deklaroi Christine Lagarde, presidente e BQE.
”BQE do të vazhdojë pa u shkurajuar, të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përmbushur mandatin e saj për stabilitetin e çmimeve në zonën euro”, tha Lagarde gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar nga agjencia e lajmeve “Bloomberg”.
Kreu i BQE-së, gjithashtu, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese gjermane duke thënë se, sipas meritës, ky institucioni bankar nuk jep llogari para një gjykate kombëtare të këtij lloji.
“Banka Qendrore është një institucion europian, jep llogari para Parlamentit Europian dhe është nën juridiksionin e Gjykatës së Drejtësisë të BE-së”, sqaroi ajo.























