Ballina Bota

FRANCË – Niveli i oqeaneve mund të rritet me 1,3 metra deri në fund të shekullit

PARIS, 8 maj /ATSH-AFP/ – Niveli i oqeaneve mund të rritet me 1,3 metra deri në fund të shekullit, nëse ngrohja globale arrin 3,5 gradë Celcius, paralajmëroi sot një panel i madh prej 106 specialistësh.

“Tani është e qartë se vlerësimet e mëparshme të rritjes së nivelit të detit ishin shumë të ulëta”, tha Stefan Rahmstorf, nga Instituti Potsdam për Kërkimet mbi Ndikimet në Klimë (PIK)

Këto parashikime të reja janë shumë më shqetësuese sesa ato të ekspertëve të OKB-së për klimën (IPCC), që vlerësuan në një raport të botuar në shtator se oqeanet mund të ngrihen me 50 cm deri në 2100, në rastin më të mirë, 84 cm në rastin më të keq.

Sipas vlerësimeve të këtyre ekspertëve ndërkombëtarë, deri në vitin 2300, me shkrirjen e kapakëve të akullit në Arktik dhe Groenlandë, rritja e nivelit të detit mund të tejkalojë 5 metrat, me të njëjtin skenar ngrohjeje./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – BQE: Për Europën është shumë e dëshirueshme një përgjigje buxhetore
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ambasadori Zingraf: Masat në Shqipëri kanë frenuar përhapjen e virusit, edhe në Gjermani nuk ka pasur teste masive