TIRANË, 4 maj/ATSH/ “Ndonëse është lajmëruar se në qershor do të kthehen një pjesë e studentëve në auditore, ende nuk ka asnjë plan konkret se si do të mbrohet shëndeti i studentëve dhe pedagogëve”, u shpreh sot kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.
Ai shtoi se, “Ministria e Arsimit s’ka ende asnjë plan për këtë çështje, ndërkohë që e gjithë Europa po ndërmerr hapa të vegjël, duke patur prioritet kryesor shëndetin e qytetarëve”.
Ai theksoi se, “në vend që t’u japë zgjidhje çështjeve të rëndësishme për shëndetin e studentëve, Ministria e Arsimit e ka mendjen të kapë dhe universitetet me zgjedhje farse, në kundërshtim me ligjin dhe frymën e Kushtetutës dhe në një kohë kur sfida kryesore në vend është jeta dhe shëndeti i qytetarëve”.
Sot, u shpreh Këlliçi, “shumë vende kanë shtyrë zgjedhjet politike, siç është dhe rasti konkret i Maqedonisë së Veriut, ndërsa Ministria e Arsimit tonë kërkon të bëjë zgjedhje në universitet, pa studentë e pa pedagogë”.
/gj.m//j.p//r.e/























