ITALI – COVID-19, 195 viktima në 24 orët e fundit

ROME, 4 prill /ATSH-ANSA/- Viktimat e koronavirusit në Itali u rritën në 29.079, një rritje prej 195 personash në 24 orët e fundit, deklaroi Mbrojtja Civile italiane.

Ditën e djeshme numri i viktimave kishte qenë 174, shifra më e ulët që nga 14 marsi.

Pothuajse 82 879 persona rezultojnë të shëruar nga koronavirusi në Itali, një rritje prej 1 225 në krahasim me ditën e djeshme.

Numri i pacientëve me koronavirus në Itali bien nën 100 mijë, ekzaktësisht 99 980 persona me një rënie prej 199 personash. Totali i infektuarve, viktimave dhe të rikuperuarve, është 211 938 me një rritje në krahasim me dje nga 1 221.

Rënia e të shtruarve në terapinë intensive: 1 479 deri më sot, 22 më pak se dje. Shifra e Lombardisë mbetet e pandryshuar në 532, rreth një e treta e totalit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.