Ballina Bota

GJERMANI – Qeveria porosit 3 milionë teste antitrupash kundër COVID-19

BERLIN, 4 maj /ATSH-DPA/ – Gjermania pritet të marrë këtë muaj rreth 3 milionë teste antitrupash, deklaruan zyrtarët, pas lehtësimit të kufizimeve në të gjithë vendin.

“Gjatë muajve të ardhshëm do të dërgohen rreth 5 milionë teste të tjera nga kompania zvicerane “Roche’”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, duke e përshkruar si një moment të rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit.

Për herë të parë pas gjashtë javësh, gjermanët u lejuan të shkonin në parukeri dhe një numër i madh fëmijësh u rikthyen në shkollë.

Sipas një informacioni të bazuar në të dhënat e fundit rajonale, Gjermania ka më shumë se 163 900 raste me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në të paktën 6 767. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParku Kombëtar Divjakë Karavasta “pushtohet” nga 1 000 çifte të çafkës së vogël të bardhë dhe karabullakëve
Artikulli tjetërRikthimi i studentëve në auditore dhe konvikte, Këlliçi: Ministria nuk ka asnjë plan