Ballina Flash

TEKNOLOGJI – TikTok tejkalon dy miliardë shkarkime

LOS ANXHELES, 3 maj /ATSH-ANSA/ – Aplikacioni ‘TikTok’ ka tejkaluar dy miliardë shkarkime në një shkallë globale, nga dyqanet e App Store për iPhone dhe Google Play për pajisjet Android.

Në tremujorin e parë të këtij viti, TikTok raportoi mbi 315 milion shkarkime nga dy dyqanet.

”Ky është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë nga një aplikim në një tremujor”, theksojnë analistët, të cilët ia atribuojnë rekordin masave të epidemisë dhe të izolimit social të koronavirusit.

India është vendi i parë për TikTok, me 611 milion shkarkime. E dyta është Kina, ku aplikacioni quhet Douyin, me 196.6 milion instalime. Në SH.B.A, vendi i tretë, aplikacioni është shkarkuar 165 milion herë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Aeroporti i Vjenës ofron teste COVID-19 për pasagjerët
Artikulli tjetërTIBET- Dalai Lama: Përgjigje të koordinuar globale kundër pandemisë