Ballina Bota

COVID-19 – Turqia kapërcen pragun e 3 000 vdekjeve për shkak të pandemisë

ANKARA, 29 prill /ATSH-AFP/- Turqia tejkaloi zyrtarisht numrin e 3 000 vdekjeve nga koronavirusi i ri, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, 89 njerëz humbën jetën midis të martës në mbrëmje dhe të mërkurën në mbrëmje, duke çuar në 3 081 numrin e përgjithshëm të vdekjeve për shkak të COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 2 936 raste infektimi të reja, duke e çuar në 117 589 numrin e tyre të përgjithshëm zyrtar që nga fillimi i pandemisë.

“Turqia po kalon fazën e pikut të epidemisë, madje duke vënë re një trend në rënie në shfaqjen e rasteve të reja”, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Ai shtoi se rreth 7 500 punonjës të shëndetësisë janë infektuar, ose rreth 6,5% e numrit të përgjithshëm të rasteve të infektimit me virus.

Për të luftuar kundër kësaj pandemie, Turqia ka marrë masa të tilla si mbylljen e shkollave, ndalimin e ngjarjeve kulturore dhe sportive, si edhe vendosjen e kufizimeve të specifikuara gjatë fundjavës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Sportistët lezhjanë pastrojnë lumin Drin, largohen dhjetëra thasë me mbetje plastike
Artikulli tjetërISHSH/ Asnjë shkelje në 17 inspektimet e kryera në Elbasan dhe Belsh