NJU JORK, 26 prill /ATSH-ANSA/ – Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe CEO i Tesla Elon Musk janë midis miliarderëve, pasuria e të cilëve u rrit në kohërat e pandemisë, sipas një raporti të Institutit Progresist për Studime të Politikave.
Studimi thekson se midis 1 Janarit dhe 10 Prillit, 34 nga 170 burrat më të pasur në Amerikë rritën pasurinë e tyre me dhjetëra miliona dollarë. Tetë prej këtyre kanë shtuar të paktën një miliard dollarë në kapitalin e tyre, dhe pesë të parët i përkasin botës së artë të teknologjisë.
Në radhë të parë është Bezos, i cili nga 15 prilli rriti pasurinë e tij me 25 miliardë dollarë në krahasim me fillimin e vitit. E treta është ish-gruaja MacKenzie Bezos, me 8.6 miliardë. Mes tyre ndodhet edhe Elon Musk, me 5 miliardë më shumë në 10 Prill. /os/























