TIRANË, 17 prill/ATSH/ Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, dega Rajonale Elbasan ka kryer ditën e sotme 275 monitorime në qytetin e Elbasanit, Librazhdit dhe Gramshit.
ISHSH bën të ditur se “në mënyrë më të detajuar janë monitoruar 36 furra buke, 123 bar kafe/ restorante/ piceri, 55 markete/ supermarkete, 55 dyqane mishi, 28 farmaci, 8 klinika dentare, 22 berberë dhe 3 materiale ndërtimi dhe aktivitete të tjera”.
Monitorimet janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, Librazhd, Gramsh. /k.s//a.a//r.e/























