Agjencia Telegrafike Shqiptare

ISHSH kryen 275 inspektime, subjektet e lejuara zbatojnë masat e sigurisë

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, dega Rajonale Elbasan ka kryer ditën e sotme 275 monitorime në qytetin e Elbasanit, Librazhdit dhe Gramshit.

ISHSH bën të ditur se “në mënyrë më të detajuar janë monitoruar  36 furra buke, 123 bar kafe/ restorante/ piceri, 55 markete/ supermarkete, 55 dyqane mishi, 28 farmaci, 8 klinika dentare, 22 berberë dhe 3 materiale ndërtimi dhe aktivitete të tjera”.

Monitorimet janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, Librazhd, Gramsh. /k.s//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version