Ballina Flash

Misioni humanitar/ Bashkia e Kamzës vijon shpërndarjen e ndihmave ushqimore

TIRANË, 8 prill/ATSH- A. Fortuzi/ Bashkia e Kamzës vijon shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë, duke bashkëpunuar dhe me kompani private të qytetit të Kamzës.

Gjatë ditës së sotme janë shpërndarë ndihma ushqimore për rreth 100 familje, teksa gjatë ditës së martë grupet e punës së bashkisë së Kamzës u shkuan në ndihmë 172 familjeve.

“Faleminderit ‘Shpresa-al’ për solidaritetin e treguar, duke ju ardhur në ndihmë 100 familjeve në nevojë, në këto ditë të vështira”, njofton bashkia e Kamzës.

Bashkia bënë me dije se pesë grupet e punës gjatë ditës së martë u ka shpërndarë ushqime 172 familjeve.

“Bashkia Kamëz ka shpërndarë ndihmat derë më derë në 172 familje në nevojë dhe të moshuar të vetmuar. 172 pa asnjë dallim dhe ndasi, duke përballuar së bashku këto ditë të vështira. Faleminderit skuadrave të palodhura të bashkisë Kamëz, të cilët janë pa pushim në shërbim të njerëzve në nevojë: skuadrës së Petritit, skuadrës së Yllit, skuadrës së Edit, skuadrës së Gentit, skuadrës së Nertilës dhe Fredit. Të gjithë bashkë do ja dalim!”, nënvizon bashkia Kamëz.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Sanders tërhiqet nga gara për kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Artikulli tjetërVijon operacioni humanitar në Tepelenë, Prefekti Aliaj: 550 familje të ndihmuara