Ballina Bota

SHBA – Sanders tërhiqet nga gara për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

UASHINGTON, 8 prill /ATSH-ANSA/ – Kandidati demokrat Bernie Sanders, ka pezulluar fushatën zgjedhore për garën e Shtëpisë së Bardhë.

Në një shënim, thuhet se senatori së shpejti do të lëshojë një deklaratë. Lamtumira e Sanders me fushatën zgjedhore në fakt është përparimi për nominimin presidencial e kandidatit Joe Biden i cili në sondazhet e 3 nëntorit do të sfidojë presidentin aktual Donald Trump.

Kështu përfundon aventura e dytë e Senatorit Demokratik Socialist, i cili tashmë në vitin 2016 kishte provuar të pushtonte Shtëpinë e Bardhë, por, megjithë një fushatë zgjedhore emocionuese, ai u detyrua t’i jepte vendin Hillary Clinton. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRITANI E MADHE – Sunak: Gjendja shëndetësore e Boris Johnson po përmirësohet
Artikulli tjetërMisioni humanitar/ Bashkia e Kamzës vijon shpërndarjen e ndihmave ushqimore