Ballina Flash

COVID-19/ Dyfishim i masës së ndihmës ekonomike për rreth 64 mijë familje

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tha se duke filluar nga sot, “familjet përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, pagesën e kësaj ndihme, pa patur nevojë që të shkojnë për të kryer aplikimin e kësaj pagese, pasi aplikimi do të jetë online”.

Sipas këtij urdhri administratorët shoqërorë të njësive administrative, janë përgjegjësit për kryerjen e aplikimeve për ndihmën ekonomike, duke mundësuar ata vetë kontaktin elektronik apo edhe nëpërmjet telefonit, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë aplikuesve për përfitimin në kohë dhe sa më parë, në kushtet e situatës së fatkeqësisë natyrore.

“Aplikimet për ndihmë ekonomike do të pranohen nga administratorët shoqëror të Njësive Administrative në formë elektronike apo nëpërmjet shërbimit postar që do vijojë shërbimet”, tha Manastirliu.

Ministrja theksoi se, “64 mijë familje do të përfitojnë nga dyfishimi i pagesës së ndihmës ekonomike për gjatë gjithë periudhës së fatkeqësisë natyrore”.

Ndërkohë që vijoi ajo, edhe për personat me aftësi të kufizuar pagesat do të vijojnë pa ndërprerje dhe komisionet e personave me aftësi të kufizuar do të zhvillohen pasi të kalohen periudha e fatkeqësisë. e.xh/ /a.a/ /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Ndihma ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti në Ibë dhe Pëllumbas, Veliaj: Epidemia nuk na ndalon punën për rindërtimin e shtëpive
Artikulli tjetërBashkia Tiranë fal qiratë e banesave sociale për marsin dhe prillin, përfitojnë 385 familje