Ballina Aktualitet

Alibeaj: Tenderi për blerjen e ushqimeve u vonua me 1 muaj

TIRANË, 31 mars/ATSH/ Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se “Ministria e Mbrojtjes drejton Rezervat e Shtetit dhe vetëm pas presionit të opozitës dhe qytetarëve, 10 ditë pas fillimit të krizës, filloi shpërndarjen e ndihmave, në mënyrë selektive, si të ishin njëri i nënës, tjetri i njerkës”.

Në një deklaratë për mediet, Alibeja tha se “qeveria bën propagandë me Rezervat e Shtetit se ka furnizim për 3 muaj me ushqime”.

“Ju jeni pa bukë, Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë një tender 1,5 milionë euro, duke e vonuar me 1 muaj tenderin për blerjen e ushqimeve”, tha ai duke shtuar se “Rezervat e Shtetit kanë zero ushqim për qytetarët”.

/gj.mima/ /a.g/ /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAplikacioni për lejedalje nga shtëpia, ”Corriere della Sera”: Modeli shqiptar kundër COVID-19, pensionistët brenda banesave
Artikulli tjetërCOVID-19/ Rama për RAI 3: Njerëzit duhet të rrinë mbyllur, shtetet duhet të bëhen bashkë për mënyrat e menaxhimit të situatës