Ballina Bota

IZRAEL – Netanyahu vendoset në karantinë, këshilltari i tij me COVID-19

TEL AVIV, 30 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është vendosur në karantinë në shtëpi, pasi një këshilltar i tij u diagnostikua me koronavirus.

“Kryeminsitri ka vendosur se ai dhe stafi i tij do të qëndrojnë në shtëpi deri në përfundim të një hetimi epidemiologjik”, sipas një deklaratë të lëshuar sot nga zyra e tij.

Nuk janë dhënë informacione shtesë për përfundimin e hetimit.

Hetimi do të ndihmojë në përcaktimin e kohëzgjatjes që Netanyahu duhet të qëndrojë në karantinë. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID 2/ Spitali “Shefqet Ndroqi”, kapacitet prej 190 shtretërish
Artikulli tjetër83-vjeçarja dhuron pensionin për të moshuarit në nevojë, Veliaj: Sfidat e jashtëzakonshme na njohin me njerëz të jashtëzakonshëm