Ballina Bota

ZVICËR –Industria farmaceutike: Vaksina anti COVID-19 kudo brenda 12-18 muaj

GJENEVË, 19 mars /ATSH-AFP/- Kompanitë farmaceutike shumëkombëshe u zotuan sot të furnizojnë një vaksinë kundër Covid-19 kudo në botë brenda 12-18 muajve.

“Ne do të sigurohemi që vaksina, edhe nëse prodhohet diku tjetër në botë, të jetë e disponueshme për të gjithë ata që kanë nevojë, kudo në botë”, tha Paul Stoffels, zëvendëspresidenti i komitetit ekzekutiv të “Johnson & Johnson.

“Ky është një premtim që industria farmaceutike e ka marrë njëzëri”, shtoi ai, gjatë një videokonferencë të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve Farmaceutikë (IFPMA)./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Presidenti bjellorus jep kurën ndaj COVID-19… sauna dhe vodka
Artikulli tjetërBRAZIL – Qeveria mbyll kufijtë me shtatë vende fqinje