Ballina Flash

Tërmeti i 26 nëntorit/ Dy kontenierë për banim nga Bari në ndihmë të banorëve të Shijakut

TIRANË, 31 janar /ATSH/ -Dy kontenierë për banim vijnë nga Bari në ndihmë të banorëve të Shijakut të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në Autoritetin Portual të Barit, u bë ceremonia e dorëzimit të 2 kontenierëve për banim, që “Divella” Spa dhe Trupi Konsullor në Puglia, Basilicata dhe Molise, i dhuruan bashkisë Shijak, për shtetasit shqiptarë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këto kontenierë janë 50 metra katror, dhe përmbajnë një kuzhinë, një dhomë ndenjeje dhe dhoma gjumi si dhe mundësojnë strehimin e dhjetë qytetarëve.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin, Francesco Divella, Menaxher marketingu i F. Divella Spa, Ugo Patroni Griffi, President i Autoritetit të Sistemit Portual, Adrian Haskaj, Konsulli i Përgjithshëm në Bari, Konsujt e Nderit, etj.

Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Adrian Haskaj mori në dorëzim çelësat e kontenierëve të banimit, që do të mbërrijnë në portin e Durrësit.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Der Leyen: Londra nuk do të ketë më privilegjet e anëtares
Artikulli tjetërANALIZË – Marrëdhëniet përherë të stuhishme britaniko-europiane