Ballina Flash

Berisha largohet nga “Lazio”

TIRANË, 29 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Valon Berisha largohet nga “Lazio” për tu transferuar në Bundesligë te “Fortuna e Duuseldorfit”.

Pas një sezoni jo të mirë në Seria A, ku ka luajtur vetëm 279 minuta në tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet, Berisha do të vijoi karrierën në Gjermani.

Mediet italiane bëjnë me dije se dy klubet kanë arritur marrëveshjen për formulën e transferimit, huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit dhe tashmë futbollisti i kombëtares së Kosovës do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore te skuadra e re.

Vitin e shkuar “Lazio” shpenzoi 7.5 milionë euro për Berishën, për ta transferuar në Romë, nga “Salzburgu”. Por forma jo e mirë e futbollistit dhe dëmtimet kanë bërë që vlera e futbollistit në merkato të ulet.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Plani i BE për 5G-në: Kufij për furnizuesit me rrezik
Artikulli tjetërZyrtare: Mario Morina rikthehet te “Tirana”