Ballina Flash

Zyrtare: Mario Morina rikthehet te “Tirana”

TIRANË, 29 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Mario Morina rikthehet në shtëpi. Me këto fjalë, sulmuesi i klubi bardheblu ka zyrtarizuar rikthimin tek “Tirana” të sulmuesit Mario Morina.

Sulmuesi i formuar nga radhët e “Tiranës” dhe që ka debutuar në superligë tek “Tirana” ka nënshkruar deri ne fund të sezonit. 27-vjeçari vjen pas aventurës së fundit te “Prishtina” në Kosovë.

Morina ka një karrierë të pasur. Futbollisti shtatshkurtër, por mjaft teknik, pasi u largua nga 24-herë kampionët e Shqipërisë në vitin 2015 ka luajtur me skuadra si “Flamurtari”, “Kukësi”, “Kamza”, “Besa”, “Dinamo”, para se të transferohej në IPKO Superligën e Kosovës.

Muajt në vazhdim, në fakt, janë edhe si një periudhë provë për Morinën, i cili na rast se do të rikonfirmohet te bardheblutë me aktivizime dhe gola, me shumë mundësi do të fitojë një kontratë të re me skuadrën që e formoi si futbollist. Morina kthehet te 24-herë kampionët në një periudhë pozitive te bardheblutë, të cilët pretendojnë për titull.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha largohet nga “Lazio”
Artikulli tjetërShqiptarët pa viza në Guajana/ Nënshkruhet marrëveshja në SHBA mes dy ambasadorëve