PARIS, 23 janar /ATSH-DPA/ – Prokurorët francezë kundër terrorizmit deklaruan se po kryenin një hetim pasi u gjetën eksplozivë gjatë kontrollit të një apartamenti në qytetin lindor Epinal.
Radioja rajonale France Bleu raportoi se në një pjesë tjetër të qytetit u arrestua një person, disa orë pas fillimit të kontrollit.
Prokurorët theksuan se po shqyrtonin komplote të mundshme terroriste, si dhe posedimin dhe prodhimin e pajisjeve eksplozive për qëllime terroriste. / /sara/























