Ballina Bota

GJERMANI – Zbulohet bombë e LIIB pranë bashkisë së Berlinit

BERLIN, 21 janar /ATSH-DPA/ – Një bombë me peshë 250 kilogramë, që daton nga Lufta e Dytë Botërore, është zbuluar pranë Rotes Rathaus të Berlinit, bashkisë së qytetit, ku ndodhen shtëpitë e kryetarit dhe zyrtarëve të qeverisë lokale, deklaroi sot një zëdhënës i policisë.

Ekspertët e çaktivizimit të armëve janë vendosur në vendin ku u zbulua bomba, që ndodhet pranë sheshit qendror Alexanderplatz në Berlin. Policia ka bërë të mundur rrethimin e zonës.

Zëdhënësi i policisë deklaroi se bomba do të çaktivizohet gjatë ditës. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZVICËR – “Huawei” i sigurt për mbijetesën e tij pavarësisht sanksioneve amerikane
Artikulli tjetërITALI – Ferrari publikon makinën e re për Formula 1